Këngëtarja kontraverze serbe, ka postuar në profilin e saj në Facebook disa foto ku shihet se është lënduar si pasojë e një sulmi fizik.
Dunja Iliq, disa herë përmes postimeve të saja në rrjete sociale ka thënë se jeton në Prishtinë dhe, së është e kënaqur me jetën e saj këtu.
Ajo është kritikuar nga opinioni serb kur ajo kishte festuar për fitoren e kombëtares së Shqipërisë në Futboll ndaj asaj të Armenisë në kualifikime për në botëror.
Por, siç raporton alo.rs, ajo tash duket se ka ndryshuar mendim. Ajo këto foto i ka postuar së bashku me një koment ku thuhet se është rrahur nga një mashkull, transmeton Lajmi.