ShowBiz

Këngëtarja sërish në qendër të vëmendjes, videoja e saj bëhet virale

Këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira është vënë sërish në qendër të vëmendjes. Për këtë herë mund të thuhet, se Eleni ka pasur të “njëjtin fat”, si këngëtarja Eneda Tarifa.

Në videon e postuar, e cila është bërë virale shikohet Eleni teksa pyetet nga gazetari, se si përkthet në anglisht “Yeah, yeah fugeo”.

Mënyra se si Eleni përgjigjet “Yeah, yeah fire” dhe pyetja e pakuptimtë e gazetarit, ka bërë që kjo video të bëhet virale në rrjet. Ç’ka të lë të kuptosh se edhe këngëtarja që do të përfaqësojë Qipron ka probleme me gjuhën angleze.

Ndërsa më parë u bë virale videoja, në të cilën këngëtarja Eneda Tarifa pyeste “O Dhurata si thuhet ajo fjala”.