Aktuale

Keqpërdori kartelat bankare, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e një të dyshuari nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka keqpërdorur kartelat bankare.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar një revole – BROVNING , 2 shtëpiza kompjuteri, 28 palë syze të tipave të ndryshme , 8 orë dore të ndryshme, 1 Iphone 6, 1 tabletë Apple, 4 telefona mobilë të tipave të ndryshëm, si dhe pajisje tjera elektronike (HDD, USB si dhe disa dokumente dhe faktuara të transaksioneve bankare).

Të gjitha këto pajisje dyshohet se janë blerë me kartela të klonuara bankare.