Aktuale

Kërcënimi i Serbisë: Haradinaj do të arrestohet nëse vjen në Preshevë

Dje gjatë ditës pati spekulime se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është ftuar ta vizitojë Preshevën.

E ndaj kësaj ka reaguar ashpër ministri i Brendshëm në Serbi, Nebojsha Stefanoviq.

Ai ka paralajmëruar arrestimin e Haradinajt nëse ky i fundit hynë në Preshevë.

“Gjykata jonë është përgjegjëse për të. Urdhri mbetet në fuqi dhe ai patjetër që do të arrestohet”, ka thënë Stefanoviq për Kurir.

Haradinaj akuzohet nga Serbia për “krime lufte”, për çka është liruar dy herë nga Haga.

Kryeministri i vendit ishte arrestuar vitin e kaluar në Colmar të Francës, por që më pas u lirua.

Kërcënimet për arrestimin e Haradinajt vijnë sidomos pas arrestimit të Gjuriqit në Kosovë./lajmi.net/

the authorE B