Aktuale

Kërcënohet gjykatësi në Pallatin e Drejtësisë

Një gjyqtar është kërcënuar sot në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 10:30, policia ka arrestuar një person të dyshuar për një rast kanosje ndaj personit zyrtar që ka ndodhur sot në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë. Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë ajo.

Dyshohet se gjyqtari i kërcënuar i përket Divizionit për Kundërvajtje.

the authorGazetaKNN