Rajon & Botë

Kërcënon Koreja e Veriut: Sanksionet nuk do të na ndalin

Koreja e Veriut ka paralajmëruar se sa më shumë sanksione dhe presion vetëm sa do ta përshpejtojnë programin e saj bërthamor.

Në një deklaratë, ministria e jashtme e quajti raundin e ri të kufizimeve të imponuara nga Kombet e Bashkuara si “veprimi më i egër, joetik dhe çnjerëzor i armiqësisë”.

Ndërkohë, SHBA dhe Koreja e Jugut kanë kryer ushtrime të përbashkëta ushtarake mbi gadishullin Korean, transmeton KosovaPress.

Koreja e Veriut do të jetë çështja kyçe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB këtë javë.