Aktuale

Kërcënon me vrasje gruan dhe djalin

Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi i njëjti ka kanosur bashkëshorten dhe djalin se do t’i vras.

I dyshuari sipas raportit të Policisë ka qenë në gjendje të dehur, ndërsa rasti ka ndodh dje rreth orës 16:00.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë AK 47 dhe 72 fishekë të kalibrit 7.62mm”, thuhet në raportin e Policisë.