Rajon & Botë

Kërkim ndërkombëtar për sulmuesin me sharrë me zinxhir

Policia zvicerane e ka lëshuar një urdhër arrest ndërkombëtar për të dyshuarin i cili i plagosi pesë persona me sharrë me zinxhir në qytetin Schaffhausen.

I dyshuari Franz Wrousis, 50-vjeçar, është në arrati tash e 24 orë pas sulmit ndaj zyrës së sigurimeve të shëndetësisë afër kufirit gjerman, transmeton Express.

Pesë persona u lënduan, ndërsa viktima me lëndimet me të rënda nuk është në rrezik për jetë.

Policia beson se i dyshuari ende është i armatosur me sharrë me zinxhir.

Policia zvicerane me qentë e tyre e kaluan gjithë natën duke e kërkuar të dyshuarin në zonën pranë kufirit gjerman. Megjithatë, zyrtarët në shtetin gjerman Baden-Wurttemberg, ka thënë se nuk ka dëshmi se i dyshuari ka ikur nga Zvicra.