Rajon & Botë

Kërkohet kontroll më i ashpër për armët e zjarrit në Evropë

Ministri francez i Punëve të Brendshme, Bernard Cazeneuve, i kërkoi sot Bashkimit Evropian një kontroll më të mirë ndaj qarkullimit të armëve të zjarrit në kuadër të luftës kundër terrorizmit.

“Ne duhet të përparojmë dhe të jemi të vendosur mbi një miratim në Parlamentin Evropian të një direktive të re mbi armët e zjarrit”, theksoi ministri francezë në një konferencë të përbashkët me komisionarin evropian të ngarkuar me Sigurinë dhe Luftën Kundër Terrorizmit britanikun, Julian King, transmeton atsh.

Shtetet anëtare të BE-së kanë rënë dakord në qershor mbi një përforcim të rregullave të kontrollit të armëve të zjarrit në përfundim të negociatave të vështira.

Por miratimi përfundimtar i kësaj direktive kërkon një votim pozitiv nga ana e Parlamentit Evropian.