Aktuale

Kërkohet llogari pse s’pati asnjë lëvizje për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi

Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Matrin Berishaj, ka thënë se Kosova dhe Mali i Zi nuk kanë bërë asnjë hap në krijimin e një komisioni të përzier për korrigjimin e kufirit ndërmjet dy shteteve.

Në mars të vitit të kaluar, Kuvendi i Kosovës, kishte miratuar marrëveshjen me malazezët, ku ishte paraparë të kishte edhe korrigjim të gabimeve që i kishte gjetur një komision i themeluar nga Ramush Haradinaj.

“Nuk ndodhi as formimi i komisioneve të përziera për të bërë atë korrektim aq shumë të përfolur. Kjo deklaratë e bërë në mes tyre, ishte vetëm hedhje e pluhurit syve për opinionin kosovarë. E gjithë kjo një vit pas e ka po atë shije të hidhur sikurse atë ditë që u nënshkrua para një viti. Kosova humbi territorin kurse kjo klasë politike përgatitet për falje të territoreve të reja. Mos u dorëzo Kosovë!”, ka shkruar Berishaj.

Marrëveshje me Malin e Zi ishte nënshkruar nga Hashim Thaçi kur ishte Ministër i Punëve të Jashtme. Kjo marrëveshje ishte kundërshtuar nga Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj e Albin Kurti. Vetëm ky i fundit ka refuzuar të votojë derisa kryetari i AAK’së dhe Shefi i NISMA’s kanë ndryshuar qëndrim dhe kanë votuar marrëveshjen.

Ratifikimi i marrëveshjes ishte kusht për liberalizimin e vizave, por BE ndryshoi qëndrimin dhe nuk lejoi kosovarët të lëvizin pa viza në BE.

“Deklaratë erdhi si refleks i gjetjes së mbi 25 gabimeve që kishte bërë Komisionit Meha (jo të demarkacionit, por të vendosjes së vijës së re kufitare në mes dy shteteve!) e që u konstatua dhe u argumentua nga ana e Komisionit Bulliqi”, ka shkruar Berishaj

the authorBurbuqe Metolli