Shëndetësi

Këshilla si të kaloni lehtësisht nxehtësinë e kësaj vere

Moti i nxehtë dhe temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin, mund të shkaktojnë probleme të ndryshme shëndetësore.
Për të kaluar lehtësisht këta muaj vere të nxehtë, ju rekomandojmë që të ndiqni këto këshilla.

-Të evitohet ekspozimi në diell. Sidomos në pikun e temperaturave (nga ora 11:00 deri në 17:00).

-Ambienti në të cilin jetojnë të jetë i freskët dhe i ajrosur mirë, nëpërmjet ajrit të kondicionuar, ventilatorëve ose nebulizatorëve për lagështimin e ajrit. Të vendosen perde të errëta sidomos në dritaret e ekspozuara ndaj rrezatimit diellor. Të vendosen termometra për matjen e temperaturës së ambientit ku shpenzojnë më shumë kohë.

-Të pihen sa më shumë lëngje, kryesisht ujë. Evitoni pijet shumë të ftohta, ato me gaz, me shumë sheqer dhe aditivë të tjerë.

-Të konsumohen vakte ushqimore të shpeshta, në sasi të vogla, të ftohta dhe me përbërës ushqimorë lehtësisht të tretshëm.

-Të vishen me rroba të lehta, me ngjyra të hapura dhe prej pambuku ose linoje me qëllim thyerjen e rrezatimit UV.

-Për personat që përdorin terapi mbajtëse, të mos e ndërpresin apo ndryshojnë atë, pa u konsultuar me mjekun përkatës.

-Rekomandohen dushe të shpeshta me ujë të vakët dhe pa u tharë me peshqir.