Aktuale

Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa e krahason Policinë e Kosovës me atë të Maqedonisë (Foto)

Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj ka bërë një krahasim të Policisë së Kosovës gjatë protestave të dhunshme dhe asaj maqedonase për sulmin e mbrëmshëm.

Policia e Maqedonisë nuk ishte në gjendje të mbronte institucionet e vendit dhe mu për këtë Gecaj e ka krahasuar me policinë e Kosovës e cila në asnjë protestë që ishte në Kosovë, besa edhe ato që eskaluan nuk lejoj që protestuesit të hynë në institucione.
Gecaj, në rrjetin e tij social Facebook ka bërë shpërndarë disa fotografi se si Policia e Kosovës gjatë një proteste qëndronte në mbrojtje të objektit të Qeverise, por edhe disa fotografi që tregojnë teksa deputetët e Kuvendit të Maqedonisë tërhiqen zvarrë nga protestuesit.

“Kur ka vullnet, policia profesionale pamëdyshje mbron institucionet shtetërore…shih dallimin… #POLICINËeKOSOVËS”, ka shkruar Gecaj.

the authorE B