ShowBiz

Kështu dukej Ariana Fejzullahu ditën kur u martua me Ermalin

Familja Fejzullahu është mjaft e komentuar në shtypin rozë, shkruan GazetaBlic

Përveç Ermalit dhe Sabriut, një tjetër emër i kësaj familja që është i lakuar në media është dhe bashkëshortja e Ermalit, Ariana.

Ajo cilësohet si një nga femrat me stil të veçantë të veshjes, por përveç kësaj ajo gjithmonë bie në sy edhe për jetën luksoze që bën.
 
Ariana ka vite që është e martuar me Ermal Fejzullahu.

Çifti simpatik nga kjo martesë kanë tre fëmijë, dy vajza, Era dhe Buna si dhe një djalë me emrin Arti.

Por, si dukej ajo shumë vite më parë?!

Më poshtë keni fotografinë kur ajo dhe Ermali i dhanë fund beqarisë së tyre./GazetaBlic