Aktuale

Kështu duket sot djali që e kishte kapur për dore Bill Clintonin vite më parë

U gëzuan të gjithë kur ai erdhi në Kosovë.

Vizita pas luftës e ish-Presidentit Bill Clinton la gjurmë. E tillë edhe fotografia e tij në të cilën kishte kapur për dore disa fëmijë.

E djali në dorën e tij të majtë sot është rritur e është bërë burrë.

Sot ai e kujton me mall fotografinë, pavarësisht se i kujton gjera të hidhura që i kishin ndodhur në luftë.

“Gjatë periudhës së luftës, kemi qenë në shtëpi, forcat barbare serbe na kanë dëbuar nga fshati Llashticë, 25 persona të vrarë ishin aty. Kemi pasë shumë përjetime të randa, maltretime gjatë kalimit të kufirit në Bllacë. Kemi pasë përjetime, kemi pasë të vrarë aty, kam pa njerëz të vrarë të masakruar. Me 22 qershor 1999, duke mos e ditur se gjatë asaj periudhe të keqe ta vizitosh një personalitet si Bill Clintoni, për mua ka qenë privilegj. Për mua është president i botës, ai është Bill Clintoni. Rastësisht, kam qenë njeri më me fat”, thotë ai.

the authorBurbuqe Metolli