Aktuale

Bujkut ia vjedhin tri lopë në Malishevë

Në fshatin Lladroc, komuna e Malishevë, janë vjedhur disa krerë lopë.

Ankuesi mashkull K/Shqiptar, njofton Policia e Kosovës, ka raportuar se nga stalla e tij gjatë natës persona të panjohur i kanë vjedhur tri krerë gjedhe.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.