Aktuale

Kështu është shkatërruar makina në aksidentin që ua mori jetën tre personave në Pejë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Pejë-Vitomiricë.
Express sjell foto nga vendi I ngjarjes.

Në këtë aksident ka qenë e përfshire një veturë me targa vendore.

Deri te aksidenti sipas policisë ka ardhur përderisa drejtuesi i automjetit ka tentuar që me shpejtësi të shkyçet nga rruga kryesore për një rrugë anësore.
“Dhe për shkak të shpejtësisë nuk ka arritur ta bëjë kthimin e sigurt dhe i njëjti është përplasur në një mur”.

Dy persona që ndodheshin në makinë kanë arritur në spital pa shenja jete, një tjetër po trajtohet në Spitalin e Pejës dhe shoferi i cili është në gjendje të keqe është dërguar në QKUK në Prishtinë.

Megjithatë nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Viktimat janë dy femra dhe një mashkull