ShowBiz

Kështu reagon Cozman kur përmendet emri i Tunës (Foto)

Ai është njëri ndër reperët më të njohur në estradën muzikore.

Bëhet fjalë për Cozman, transmeton Gazeta Express.

Përveç muzikës që bën, Cozman ka qenë shumë i përfolur edhe për lidhjen e tij me këngëtaren e njohur Alturna Sejdiu-Tuna.

Si shumë yje të njohura edhe Cozman së fundmi ka bërë një lidhje të drejtpërdrejtë në llogarinë e tij në Instagram ku ka folur për projektet e reja me fansat e tij.

Cozman aty shihet i buzëqeshur duke folur me fansat e tij ku edhe ka paralajmëruar një projekt të ri.

Reperi i njohur për një moment ka ndërruar disponimin, kur dikush nga fansat e ka pyetur për ish të dashurën e tij Tunën.

“Ku e ki Tunën”, e kishte pyetur fansi atë.

E si duket kjo nuk i erdhi mirë atij, pasi nga foto mund ta vëreni se Cozman ndryshon reagimin në fytyrë.

Cozman ka paralajmëruar se shumë shpejt do të sjell klipin e tij të ri.

Këngëtarja e njohur Tuna është bërë nënë për herë të parë dhe po shijon këto ditë të lumtura së bashku me Tianin dhe Patrisin./Gazeta Express/