ShowBiz

Kështu u festua mbrëmë në familjen e Dua Lipës

Në familjen e Dua Lipës mbrëmë kishte një arsye më shumë për të festuar.

Motra e Duas, Rina, mbrëmë ka festuar 18-vjetorin e lindjes, ndërsa familja i organizoi festë, shkruan lajmi.net.

Dua dhe e gjithë familja e saj kanë ndarë me ndjekësit në rrjete sociale imazhe nga ndeja që i organizuan Rinës.

Këngëtarja dukej tejet elegante e veshur në të zezë, ndërsa bashkë me më të dashurit e saj, kaloi çaste të mrekullueshme në darkën për ditëlindjen e motrës.

Për ndryshe, “Swan Song” titullohet projekti i fundit nga Dua Lipa, ndërsa po punon rreth këngëve të reja. /Lajmi.net/