Rajon & Botë

Këta 4 faktorë shpjegojnë pse sulmet terroriste në rritje po ndodhin në Turqi

Dikur Turqia ishte shembull për stabilitet, si dhe një destinacion i madh i turizmit. Ja pse kjo tash ka ndryshuar në mënyrë drastike.

Të martën në mbrëmje, Turqia u godit nga edhe një sulm tjetër vdekjeprurës në aeroportin “Ataturk” në Stamboll, që la të vdekur 41 persona, dhe 239 të tjetër të lënduar.

Time shpjegon katër faktorët, të cilët, beson se janë shkaktari i sulmeve terroriste në rritje kundër Turqisë, përcjell Gazeta Express.

1. Lufta në Siri

Kur Qeveria siriane e sulmoi brutalisht trazirën e Pranverës Arabe në vitin 2011, kryeministri i atëhershëm i Turqisë Recep Tayyip Erdogan – tani president i Turqisë – ishte i shpejt në thirrjen që i bëri presidentit sirian, Bashar Assad të japë dorëheqje, duke e krahasuar regjimin e tij me atë të Gjermanisë naziste. Lufta e përgjakshme civile në Siri ka pesë vite që vazhdon. Turqia ndan një kufi 804 kilometërsh me Sirinë, dhe akuzohet se i ka lejuar luftëtarët e huaj ta kalojnë kufirin për t’iu bashkuar grupeve, si ISIS në Irak dhe Siri. Ndërsa, në anën tjetër ka pasur një lëvizje edhe më të madhe: më shumë se 2.5 milionë sirianë vlerësohet se tani jetojnë në Turqi.

2. Kryengritja kurde

Roli i Turqisë në Siri është komplikuar nga beteja që vetë e udhëheq kundër një kryengritje të nisur nga grupi etnik turk, të cilët jetojnë përgjatë Turqisë lindore dhe në disa pjesë të Sirisë, Irakut dhe Iranit. Qeveria turke pohon se militantët kurdë që e luftojnë ISIS-in janë një shtrirje e Partisë Së Punëtorëve Kurdistian (PKK), e cila është duke luftuar për autonominë kurde që nga vitet 1970-ta. Preokupimi i Turqisë me luftimin e forcave kurde në Siri – përfshirë sulmet ajrore – e vë atë në konflikt edhe me luftëtarët kurdë të mbështetur nga ShBA dhe regjimin e Assadit të mbështetur nga Rusia. Liderët kurdë thonë se kjo, në efekt, e vë Turqinë në të njëjtën anë me ISIS-in në këtë konflikt.

3. ISIS

Një numër në rritje i sulmeve terroriste janë kryer në token turke gjatë vitit të fundit, duke vrarë qindra njerëz. Për disa sulme, Qeveria turke e hedhur fajin mbi rebelët kurdë, por – duke e nënvizuar kërcënimin kompleks me të cilin vendi po përballet – zyrtarët turk po ashtu besojnë se ISIS është duke kryer sulme.

4. Gjeopolitikat

Sulmi i djeshëm në Stamboll erdhi vetëm pak ditë pasi Turqia njoftoi se do t’i normalizojë marrëdhëniet me Izraelin, të cilat ishin prishur në vitin 2010 pas një incidenti në të cilin aktivistët turq të flotijes u vranë nga forcat izraelite të sigurisë të cilët po tentonin ta thyenin bllokadën e Izraelit kundër ndihmave humanitare në Rripin e Gazës. Papritmas, duke kërkuar që t’i japë fund izolimit të shkaktuar nga politikat e veta në Siri, Erdogani po ashtu sinjalizoi këtë javë për një ngrohtësi në marrëdhëniet me Rusinë, duke ia dërguar një letër kërkim faljeje Putinit për rrëzimin e aeroplanit luftarak rus, të cilin Turqia e rrëzoi afër kufirit të vet me Sirinë./Gazeta Express/