Shëndetësi

Këta fëmijë janë më agresivë në lidhjet e hershme

Fëmijët e prindërve të cilët konsumojnë alkoolin mund të kenë më shumë shanse që të kenë lidhje të dhunshme gjatë kohës së rinisë, tregon një studim.

Sipas Universitetit në Institutin Buffalo Research, shkaqet e dhunës gjatë kohës si tinejxherë mund të identifikohen në fëmijërinë e hershme.

Jennifer A. Livingston, ka studiuar 144 tinejxherë për 12 muaj, prindërit e të cilëve ishin përdorues të alkoolit.

Ajo ka mbledhur dhe analizuar me rregull të dhënat për të caktuar faktorët që mund të ndikojnë që tinejxherët të tregohen abuzivë ose të dhunshëm gjatë marrëdhënieve të tyre.

Studimi tregon se fëmijët e lindur nga njëri ose të dy prindërit si konsumues të alkoolit, nuk mund të kontrollojnë sjelljen e tyre, gjë e cila çon deri te sjellja e tyre agresive, transmeton KosovaPress.