Aktuale

Këta janë malazezët e arrestuar dje në Prishtinë, të dyshuar për vrasje dhe rrëmbim

Një aksion i Njësive Speciale të Policisë dje në lagjen Kalabria të Prishtinës ka rezultuar me arrestimin e katër personave. Tre prej tyre kanë qenë të huaj, kurse një kosovar.

Kjo është konfirmuar mbrëmë edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Aksioni ka rezultuar me ndalimin e katër personave të dyshuar, tre shtetas të huaj dhe një kosovar. Veprimet e mëtejshme janë në process nga autoritetet për kompletim”, tha Hoxha.

Prej katër të arrestuarve, dy kanë qenë nga Mali i Zi.

Gazeta malazeze ka zbuluar se të arrestuar janë Mari Milosheviq dhe Djorgje Paviçeviq.

Mario Millosheviq ishte i arrestuar për një vrasje në Cetinje të Malit të Zi