Sport

Këta janë tifozët shqiptarë që ngritën flamurin e Shqipërisë së madhe në ndeshjen Gladbach – Barcelona (Foto)

Në ndeshjen mes Borussia M’gladbachut dhe Barcelonës është shfaqur flamuri i Shqipërisë së madhe

 

Flamuri i Shqipërisë së madhe, me mbishkrimin “Autokton”, është shfaqur në sektorin e tifozëve të Barcelonës gjatë ndeshjes ndaj Borussia M’gladbachut, e cila u zhvillua në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Tifozët shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani, kishin shkuar për të përcjell për së afërmi skuadrën e tyre të zemrës.

Ata kanë dërguar disa fotografi të tyre në redaksinë e Gazetës Express ku shihet flamuri i Shqipërisë së madhe, me mbishkrimin “Autokton”, i cili është shfaqur në sektorin e tifozëve të Barcelonës.

Derisa kujtojmë se gjatë ditës së sotme portali serb “Telegraf.rs” ka kërkuar nga UEFA që ta dënojë gjigantin katalan pas shfaqjes së flamurit të Shqipërisë së Madhe, në sektorin e tifozëve të saj, në duelin ndaj Monchengladbacut.

Ky flamur për herë të parë ishte shfaqur në stadiumin e Partizanit të Beogradit, në tetor të vitit 2014 nga Ballist Morina, në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, shkruan Gazeta Express.