Aktuale

Këta janë tre të rinj që vdiqën nga aksidenti i tmerrshëm në Kaçanik

Në një aksident trafiku, të ndodhur sot rreth orës 00:40 minuta, në rrugën magjistrale Kaçanik – Ferizaj, kanë humbur jetën tre persona dhe një tjetër ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Express ka raportuar për rastin dhe ka siguruar fotografitë e personave që mbetën të vdekur në këtë aksident.

Flamur Berisha, Enis Ceka, Artan Lika kanë ndërruar jetë si pasojë e këtij vetëaksidenti të shkaktuar në magjistralen Kaçanik – Ferizaj, shkruan Express.

Policia ka thënë se sipas raporteve të para, rasti ka ndodhur kur ngasësi i veturës Opel Astra, me targa lokale (F.B m/sh/k ), “duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës, humb kontrollin mbi automjetin, duke dalë nga rruga dhe duke u përplasur në disa grumbuj dheu dhe gurësh skaj rruge dhe duke u rrokullisur me automjetin, me ç’rast vozitësi dhe tre pasagjerët, sipas mjekëve, kishin pësuar lëndime të rënda e si pasojë, ngasësi i automjetit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse tre pasagjerët janë dërguar në QKUK Prishtinë dhe pas një kohe jemi informuar se dy nga të lënduarit kanë ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri i tretë është në mjekim intensiv”, thotë policia, transmeton Express.

Trupat e pajetë të viktimave, me urdhër të Prokurorit dërgohen në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.

Me rastin janë duke u marrë hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor në bashkëpunim me prokurorin e Shtetit.

the authorE B