Fun

Këtë detaj nuk e keni parë në dasmën e princit

Twitter është ‘çmendur’ kur ndjekësit kanë vërejtur një grua duke fjetur në martesën mbretërore.

Një mysafire është kapur nga kamerat duke fjetur në ditën e madhe të Princit Harry dhe Meghan Markle, shkruan TheSun

Dasma e Princit Harry dhe Meghan Markle është shikuar nga miliona, kështu që nuk është për t’u habitur kur disa fansa me “sy shqiponje” e dalluan një të ftuar duke fjetur.
Gruaja që fjeti në kishë besohet të jetë Princesha Mabereng Seeisa e Lesotos, por pasi paparacët kapë foton e saj duke fjetur, ajo më pastaj ishte zgjuar menjëherë për të ndjekur ceremoninë.

Edhe pse kishte pretendime që gruaja mund të ishte duke shikuar në duar të saj, rrjeti “twitter” është ‘bombarduar’ me komente rreth gjumit të saj.
Pasi bën puthjen e parë si çift, Harry dhe Meghan kishin parakaluar në Windsor për të përshëndetur mijëra qytetarë që ishin mbledhur për të shikuar nga afër dasmën e tyre.