Rajon & Botë

Me këto hile të vogla, erdhën në pushtet Erdogan, Putin e Chavez

Referendumi i fundit në Turqi, në të cilin presidenti Recep Tayyip Erdogan siguroi shumicë të ngushtë votash për zgjerimin e autoritetit të tij presidencial, është shembulli i fundit i një fenomeni të mistershëm: se si liderët e zgjedhur në mënyrë demokratike, që triumfojnë në zgjedhje, lëvizin drejt autokracisë duke i dridhur themelet e shtetit dhe duke e konsoliduar pushtetin.
Sot mënyra më e zakonshme e rrënimit të një demokracie është nëpërmjet veprimeve të një lideri të zgjedhur dhe jo nëpërmjet puçit apo revolucionit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Hugo Chavez, i zgjedhur katër herë si president i Venezuelës, e përdori kohën e tij në pushtet për t’i rrënuar institucionet e Venezuelës demokratike dhe për të zgjeruar autoritetin e tij.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka aq të përqendruar në duart e tij pushtetin, saqë shumë vëzhgues i referohen Rusisë me emërtimin “diktatura e zgjedhur”. Dhe në Turqi, Erdogani duket se po e ndjek po këtë shteg