Sport

Këto janë ekipet që e kërkojnë Vedat Muriqin

Vedat Muriqi është në radarin e Tottenhamit. Muriqi është duke u kërkuar nga klubi anglez, shkruan Insporti.

Sipas gazetës turke “Aksam” Tottenhami është i interesuar për shërbimet  e tij, në veçanti pas lëndimit të sulmuesit kryesor Harry Kane që do të mungojë deri në muajin prill.

Në artikullin e gazetës turke thuhet se ofertë për Muriqin ka dërguar edhe Burnley, por Fenerbahce ka refuzuar të dy ofertat.

Po ashtu, besohet se trajneri portugez i Tottenham, Jose Mourinho ka komunikuar direkt me drejtorin sportiv të Fenerit, Damien Comolli për ta informuar se e dëshiron sulmuesin e Përfaqësueses së Kosovës.

Klubi turk është dënuar FIFA për të mos bërë transferime dhe kjo mund të ketë ndikim në të ardhmen e reprezentuesit të Kosovës.

Javën e kaluar, po kjo gazetë kishte raportuar se Fenerbahce është duke e analizuar ofertën e klubit gjerman Frankfurt për Muriqin, por deri më tani nuk ka ndonjë zhvillim.

Sulmuesi 25 vjeçar këtë sezon është paraqitur në 16 ndeshje, vetëm një si zëvendësues duke shënuar 11 gola dhe dhuruar katër asistime.

Ish sulmesu i KF Lirisë në ndeshjen e fundit shënoi gol, asistoi dhe u ndëshkua me karton të kuq në fitoren e Fener kundër Gazientep.

the authorGazetaKNN