Ekonomi

Këto janë kartëmonedhat e reja 100 dhe 200 euro (Foto-Video)

Së shpejti pritet të dalin në qarkullim kartëmonedhat e reja prej 100 dhe 200 euro, nga Banka Qendrore Evropiane (BQE).

BQE ka paralajmëruar se në qarkullim këto kartëmonedha do të dalin të martën më 28 maj. Sipas njoftimeve me këto kartëmonedha BQE-ja, do ta përmbyll procesin e zëvendësimit të kartëmonedhave të vjetra me të reja.

Banka Qendrore Europiane tha se nuk do të prodhohen më kartëmonedhat me prerje 500 euro dhe kjo po bëhet për të luftuar korrupsionin në Evropë.

Sipas statistikave të BQE-së, kartëmonedhat 500-euroshe zënë rreth 2.4 për qind të të gjitha kartëmonedhave në qarkullim, por vetëm pak më shumë sesa 20% të vlerës në total.

Sipas ekspertëve këto kartëmonedha prej 100 dhe 200 euroshe janë shumë të vështira për t’u falsifikuar, por prapë pritet që në ditët e para të ketë shumë tentativa për para fallce dhe njerëzit duhet të jenë shumë të kujdesshëm.

the authorBurbuqe Metolli