Aktuale

Këto janë lagjet e Prishtinës që s’do të kenë ujë sot

Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” sh.a. njofton konsumatorët e lagjes “Dardania”, ”Qendra e qytetit të Prishtinës”, “Pejton”, “Kalabria”, se gjatë ditës së sotme, 6 gusht 2016, e shtunë duke filluar nga ora 21:00-06:00 do të kenë çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm , janë punimet teknike nga ana e ekipeve të “ Termokos-it ” në rrugën”Luan Haradinaj” të ndërprera në rrjetin e tyre nga java e kaluar, derisa  duhet zhvendosur edhe një gyp të ujësjellësit me diametër fi 400 mm.për të kaluar linjat e tubave te “Termokosi”.

Të gjitha punimet do të kryhen nga ekipet e Termokosit gjatë orëve të mbrëmjes, nën mbikqyrjen e ekipeve të ujësjellësit të Prishtinës. Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e lagjeve të sipër përmendura