Shëndetësi

Këto janë përfitimet shëndetësore të qershive

Jemi në prag të muajit të qershive, frutave më të pëlqyer nga të gjithë, por përveç shijes ato sjellin edhe jashtëzakonisht shumë vlera ushqyese.
Qershitë ofrojnë përfitime terapeutike për shëndetin tuaj pasi qe janë antioksidues natyral që mbrojnë dhe stimulojnë funksionimin e organizmit në mënyrë të shëndetshme, shkruan KosovaPress.

Ndër përfitimet tjera të qershive janë parandalimi I krijimit të kancerit, për shkak të përmbajtjes së vitaminave dhe fibrave, reduktimi i inflamacionit dhe lehtësimi i dhimbjeve.

Përdorimi i qershive në menynë tuaj ditore ndihmon të keni një dietë stabile dhe të shëndetshme./Arbresh.info/