Aktuale

Këto janë pikat e rendit të ditës në Kryesinë e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban sot mbledhje me kryetarët e Grupeve Parlamentare.
Mbledhja fillon në ora 11:00 dhe ndër pikat e rendit të ditës ishte edhe shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

Gjithashtu në rend të ditës është edhe interpelanca e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar.

Më poshtë keni të gjitha pikat e rendit të ditës:

Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme,

Përgatitjet për seancë plenare:

Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
Koha për pyetje parlamentare,

Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.04/20 të datës 20.12.2017 për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar,

Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj sipas kërkesës së deputetes, Albulena Haxhiu, në emër të GP të Lëvizjes Vetëvendosjes, e mbështetur edhe nga shtatë (7) deputetë nënshkrues lidhur me vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës: Vendimi nr. 04/20, i datës 20 dhjetor 2017, për rritjen e pagave për Kabinetin qeveritar; Vendimi nr. 05/24 i datës 12 janar 2018, për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës dhe Vendimi nr. 15/24 i datës 12 janar 2018, për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale,

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-219 për të Huajt,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguri bërthamore,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Miniera dhe Minerale (PL është shpërndarë me 31 janar 2018),

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pajisjet nën presion,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për shërbimin gjeologjik të Kosovës,

Debat parlamentar, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me dënimin e disa aktivistëve të këtij subjekti politik,

Debat parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit, z. Kujtim Shala dhe gjashtë (6) deputetëve nënshkrues lidhur me Raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së Republikës të Kosovës,

Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në lidhje me faturimin e energjisë elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës,

Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion dhe Ndërmarrësi për Ratifikimin e nëntë (9) anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2016,

Shqyrtimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2016.

Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave

the authorE B