Shëndetësi

Këto janë zakonet që nuk duken por që janë shumë të shëndetshme!

Disa nga zakonet që duken shumë të mërzitshme dhe bezdisëse po rezultojnë shumë të shëndetshme edhe pavarësisht anës negative.

Disa nga këto shprehi janë:

Përtypja e çamçakëzit– Kjo shprehi zakonisht është shumë bezdisëse, mirëpo ajo po rezulton se mund të ulë nivelin e stresin dhe njëkohësisht përmirëson kujtesën. Nëse ju uleni të lexoni dhe jeni duke përtypur çamçakëz me shumë mundësi do t’i kujtoni më mirë ato çfarë keni lexuar. Gjithashtu në disa situate stresi kjo shprehi duket se liron stresin.

Lojërat elektronike– Shumica e fëmijëve janë të dhënë pas lojërave elektronike, mirëpo ky nuk është edhe një lajm shumë i keq. Fëmijët që luajnë lojëra përmes pajisjeve elektronike kanë tendencë të zhvillojnë më shumë aftësinë e të mësuarit dhe marrjes së vendimeve.

Të qenurit i rrëmujshëm– Nëse ju bëni rrëmujë në dhomë apo në ambiente ku punoni, atëherë ju duhet të jeni kreativ! Shumë hulumtime dhe eksperimente të bëra nga grupe hulumtuesish kanë rezultuar se njerëzit, që lënë gjerat e tyre të çrregullta janë shumë kreativ.

Thashethemet– Sipas shumë psikologëve bërja e thashethemeve përforcon miqësinë tuaj dhe gjithashtu redukton stresin.

Dushi në ujë të ftohtë– Nëse keni dëshirë të laheni në ujë të ftohtë atëherë ju jeni duke i ndihmuar organizmit të kryejë një qarkullim më efikas të gjakut dhe humbjen e peshës.

Zgjimi vonë– Kjo shprehi ndihmon në zvogëlimin e ndonjë ataku apo goditje të mundshme cerebrale. /Gazeta Express

the authorBurbuqe Metolli