Aktuale

Këto lagje të Prishtinës do të kenë reduktime të ujit

Fabrika e ujit në Shkabaj është lëshuar para pak ditëve, megjithëkëtë disa lagje të Prishtinës vazhdojnë të kenë reduktime të ujit.
Fabrika e re nuk po mund të plotësojë nevojat e të gjithë qyetarëve të Prishtinës që të kenë uji 24 orë.

Arbërie Zogjani Hiseni, zëdhënëse e KRU “Prishtina” tha për lajmi.net se disa lagje të Prishtinës që ndodhën në zona më të larta kanë reduktime.

“Ne po mundohemi te mbajmë te gjitha lagjet me furnizim me ujë 24 ore, mirëpo siç është thëne edhe me herët disa lagje mund te ndodhe te mos kenë 24 ore furnizim, siç janë një pjese e Matit, Sofalia një pjesë ku janë zonat e larta apo disa zona te larta ne Kodër të Trimave.

Sa i përket orarit te reduktimeve kjo është duke u analizuar pas lëshimit ne pune te ITU Shkabaj dhe në varësi te konsumit ne zonat tjera me 24 ore furnizim ne po mundohemi ti analizojmë dhe minimalizojme këto reduktime”, tha Zogjani Hiseni.