Aktuale

KFOR-i çmonton një urë në Leposaviq – Zveçan

KFOR-i po kryen punët inxhinierike për të çmontuar urën dytësore Mabey Johnson (MBJ) që gjendet në rrugën Leposaviq – Zveçan mbi lumin Bistricë.

Procesi i çmontimit do të fillojë në mënyrë efektive më 29 maj dhe do të zgjasë për një javë.

Përpjekjet e KFOR-it janë të sigurojë që të ketë ndikim minimal në rrjedhën e trafikut lokal.

the authorE B