Aktuale

KFOR-i përgënjeshtron raportimet se do ta kthejë në kontroll Kullën e Aeroportit

KFOR-i ka mohuar raportimet se do ta kthejë në kontroll sigurinë në Kullën e Aviacionit të Aeroportit të Prishtinës.

Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso, duke folur për Gazetën Express tha se lajmi që KFOR-i do të marrë kontrollin mbi hapësirën ajrore në Aeroport nuk është absolutisht i vërtetë.

Madje, ai kujtoj se gjenerali Giovanni Gungo nga nëntori i vitit të shkuar ka përfunduar misionin e tij si komandat i KFOR-it.

“Giovanni Fungo të cilin e kanë cituar mediet është larguar në nëntor dhe nuk është më pjesë e KFOR-it”, tha Grassso për Express.

Ndryshe, një portal online raportoi më herët, me burime, se KFOR-i pas 10 vjetësh do ta kthejë në kontroll të saj sigurinë në Kullën e Aviacionit të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”. /GazetaExpress/.