Aktuale

Khan: Limaj do të lirohet nëse gjyqtarët nuk ndikohen nga thashethemet

Avokati nga Anglia Karim Khan që mbron Fatmir Limajn tha sot se është i bindur se gjykata do të shpallet i pafajshëm të premten nëse gjyqtarët nuk udhëhiqen nga ndonjë thashethem dhe nëse ndjekin provat.

Khan e dha fjalën e tij përfundimtare sot paradite ndërsa pas një pushimi një orësh gjykatës do t’i drejtohet Limaj.

Në rastin e MTPT-së vendimi do të shpallet të premten ku Limaj dhe të tjerët akuzohen për korrupsion gjatë kohës sa ishte ministër i Transportit./KosovaPress/