ShowBiz

Khloe Kardashian sqaron një herë e mirë raportin me dashurin

Tradhëtia e Tristan Thompson gjatë shtatëzënisë së Khloes ka mbushur të gjithë rrjetin. Khloe ka vendosur të mos flasë në lidhje me këtë në media dhe nëpërmjet fotove në rrjetet sociale ka treguar se ata janë ende bashkë.

Së fundmi Khloe ka publikuar në Insta Story një shkrim, i cili është marrë si komenti i parë lidhur me situatën.

“Ajo ç’ka kërkoni në një dhomë të mbushur plot me njërëz, është pikërisht ajo që kërkon zemra juaj”- thuhej në të.


Nëpërmjet kësaj Khloe e ka treguar qartë se zemra e saj kërkon dhe i përket Tristan dhe ky diskutim merr fund njëherë e mirë.

Edhe pse familja e saj nuk dëshiron që Khloe të pajtohet me Tristan respektojnë vendimin e saj pasi është shumë kokfortë përsa i përket jetës së saj private.

Ndryshe, Khloe kur solli në jetë vajzën e saj, ajo lejoi që Tristan Thompson të ishte prezent në sallën e lindjes, ndërsa ka vetëm pak javë që ai është rikthyer tek shtëpia e tyre në Ohio për të jetuar së bashku sërish.

the authorE B