Rajon & Botë

Kili goditet nga një tërmet i fuqishëm

Një tërmet me fuqi prej 5.7 shkallë të Rihterit e ka goditur sot Kilin, njofton Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Epiqendra e tërmetit ishte 20 kilometra në perëndim të qytetit bregdetar Valparaiso, në thellësi prej 14 kilometrash dhe ndodhi rreth orës 13:05 sipas kohës lokale, bëjnë të ditur zyrtarë vendor, transmeton KosovaPress.

Nuk është bërë e ditur për dëme të shkaktuara nga tërmeti.