ShowBiz

Kim Kardashian ndryshon sërish pamjen

Kim Kardashian është shfaqur me stil të ri të flokëve.

Kim Kardashian është emër që njihet për ndryshime drastike në pamje, shkruan lajmi.net.

Bukuroshja 38-vjeçare dje kishte dalur për të shëtitur, derisa mori gjithë vëmendjen me flokët e shkurtëra.

Ajo u shfaq papritmas me stil ndryshe të flokëve, pasi kohën e fundit e kemi parë me flokët të gjata.

Kim ishte veshur me veshje sportive, ndërsa kishte vënë në pah linjat me bluzën e shkurtër, duke marrë vëmendjen e kalimtarëve.

Për ndryshe, Kim dhe Kanye së fundi mirëpritën fëmijën e tyre të katërt, të cilin e pagëzuan Psalm. /Lajmi.net/