Rajon & Botë

Kina mban barrën më të madhe të sanksioneve kundër Koresë Veriore

Barra më e madhe e sanksioneve të reja të Kombeve të Bashkuara kundër Koresë Veriore do të bie mbi Kinën, për shkak të afërsisë së lidhjeve ekonomike me këtë shtet, por ajo gjithmonë do t’i zbatojë rezolutat e KB-ve, tha sot ministri kinez i Punëve të Jashtme Vang Ji.

“Për shkak të lidhjeve tradicionale ekonomike me Korenë Veriore, Pekini zyrtar do të paguajë çmimin më të lartë të implementimit të rezolutës së Kombeve të Bashkuara”, deklaroi Vang në forumin e sigurisë rajonale në Manila të Filipineve, transmeton Reuters.