Rajon & Botë

Kina nis trenin e parë të mallrave drejt Sllovakisë

Një tren i ri mallrash do të funksionojnë midis Kinës dhe Sllovakisë. Treni me destinacion Bratislavën, u nis të premten nga Daliani i Kinës me 41 kontejnerë.

Li Meng, zëvendës menaxheri i një firme logjistike të provincës Liaoning, thotë se shërbimi i ri do të jetë më efikas për transportin me Europën Qendrore sesa linja ekzistuese që kalon përmes Bjellorusisë dhe Polonisë.

Daliani shërben gjithashtu si terminali lindor i trenave të mallrave të katër linjave të tjera Europiane.
Rreth 23 mijë kontenierë janë transportuar nga Daliani në Europë gjatë tre tremujorëve të parë të këtij viti/CRI

the authorE B