Rajon & Botë

Kina raporton rritjen më të ulët ekonomike qysh më 2009

Kina raportoi ritmin më të ngadalshëm të rritjes tremujore ekonomike që nga kriza globale financiare.

Shifra e rritjes për tremujorin korrik-shtator është 6.5% – më e ulëta qysh në vitin 2009, bëri të ditur Byroja Kombëtare e Statistikave.

Shifra është po ashtu nën 6.7% sa ka qenë në tremujorin paraprak.

Kina po përballet me sfida të mëdha ekonomike, përfshirë nivelet e larta të borxhit dhe luftën tregtare me Shtetet e Bashkuara.

Mosmarrëveshjet tregtare me SHBA-në, që kanë të bëjnë me tarifat në importe, pritet të ndikojnë në shifrat e rritjes ekonomike në Kinë edhe në muajt e ardhshëm.

the authorE B