Kuriozitete

Kirurgu kryen operimin 3 mijë kilometra larg pacientit

Një doktor në Kinë ka kryer operimin e parë në tru përmes rrjetit 5G.

Sipas “DailyMail”, një doktor kishte kryer ndërhyrjen në një pacient me sëmundjen e Parkinsonit, edhe pse ishte më shumë se tre mijë kilometra larg.

Doktori që kreu operimin ka thënë se teknologjia e re mund ta bëjë më të lehtë për mjekët të kryejnë operime në njerëzit që jetojnë në vendet nga ku s’mund të udhëtojnë, transmeton Koha.net.

Sipas “China Global Television Network”, doktori Ling Zhipei kreu operimin në tru përmes robotëve kirurgjikalë.

Procedura u krye të shtunën dhe zgjati për tre orë.

Ling ishte në qytetin e Sanyas në ishullin Hainan kur kreu operimin, teksa spitali ku ai punon në Pekin është në veri të Kinës.

“Rrjeti 5G ka zgjedhur shumë probleme si ngadalësimi i videove dhe kontrolluesve, gjëra që përjetoheshin në rrjetin 4G, duke siguruar operimin në gati kohë reale”, ka thënë ai sipas CGTN. “Mezi e vëreni se është 3000 kilometra larg”.

the authorBurbuqe Metolli