Aktuale

Kishte ndalesë për katër vite, tenton ta kalojë kufirin ilegalisht

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Vërmicë është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti ka kaluar kufirin ilegalisht Shqipëri-Kosovë.

Në njoftim të Policisë thuhet se i dyshuari kishte ndalesë hyrje në Kosovë për katër vjet.

“I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./KP