ShowBiz

Kjo është kënga e Shyhretes që emocionon çdo femër (Video)

Ajo është e para që iu ka kushtuar këngë kunatave, e që për këtë u përfol shumë në rubrikat rozë, por këngët për vajzat, nuset por edhe motrat nuk janë të pakta.

Shyhrete Blehluli mbetet këngëtarja më e dashur e zhanrit popullorë, që edhe sot e kësaj dite është në listën e më të kërkuarave sa iu përket ahengjeve familjare, me që atmosfera që bën mbetet e paharrueshme, transmeton Kosovarja.Ia njohim bashkëshortin, djemtë e vajzat, edhe renë e saj, por a ka Shyhretja motra ?

Asnjëherë nuk është përmendur, por vet kënga e saj tregon dashurinë që ka Shyhretja për motrën e vetme të saj. Kënga e saj për motrat prek çdo femër, e që mund ta dëgjoni më poshtë.