Kjo është risia e fundit në Facebook

“Facebook”, së shpejti do nisë të shfaqë reklama në mes të videove që postohen në rrjetin social më popullor sot në internet.

Burime pranë kompanisë, bëjnë me dije se fitimet e reklamave do të ndahen mes kompanisë së Mark Zuckenberg dhe publikuesve të tyre. Në fakt “Facebook” ka nisur që vitin e kaluar me shfaqjen e reklamave në video, por shumë pak publikues kanë marrë të ardhura nga publikimi i tyre.

Krahas “YouTube”-it, tashmë edhe “Facebook” kërkon t’i japë më shume fokus video-ve, të cilat marrin me miliona klikime në ditë.