Kuriozitete

Kjo është rruga më e bukur në botë (Video)

Në vitin 2005, Rruga e Atlantikut u nderua me çmimin “Ndërtimi i Vitit” në Norvegji.

Rruga turistike kombëtare shtrihet në mes të dy fshatrave norvegjezë – Kristiansund dhe Molde.

Rruga Oqeanike e Atlantikut është 8.3 kilometra e gjatë, që shtrihet në një arkipelag dhe kalon pranë Hustadvika, një pjesë e pambrojtur e Detit Norvegjez, transmeton Gazeta Express.

Struktura e rrugës është e ndërtuar në disa ishuj të vegjël, ku gjëja më interesante në këtë rrugë është Ura Storseisundet, 260m e gjatë.

Më shumë fakte rreth kësaj rruge nuk e justifikojnë mrekullinë e saj. Duhet ta shihni videon më poshtë për ta kuptuar se kjo rrugë të lë pa frymë nga bukuria e saj.

Shikojeni: