ShowBiz

Kjo është shifra e majme që Luana Vjollca fiton në një koncert

Pasi moderoi për vite me radhë, Luana Vjollca vendosi të eksplorojë dhe në një tjetër fushë, atë të muzikës. Moderatorja bukuroshe ka një numër të madh fansash që e mbështesin dhe ja shtojnë edhe më tej suksesin.

Për më tepër zërat tregojnë s’e ajo menaxhohet nga Krenar Çoçaj, dhe ai di më së miri si të nxjerrë fitime të majme nga bota e muzikës.

Përfshirja e saj në muzikë, duket jo pa qëllim, me fitimet e majme që nxjerr Luana Vjollca në një natë koncerti. “Panorama Plus” bën me dije se vetëm për një pjesmarrje, moderatorja merr plot 5 mijë euro.

Sigurisht që duke llogaritur se sa shpesh merr pjesë nëpër koncerte Luana Vjollca, në diasporë edhe më tej, mund të themi që fundi i muajit mbledh shifra marramendëse.

the authorBurbuqe Metolli