Aktuale

Kjo është shqiptarja që i zhvati 33 mijë euro biznesmenit italian (Foto)

Natasha Kaciqi (28), e arrestuar ditë më parë në Padova të Italisë, dyshohet se i ka zhvatur një biznesmeni italian, me të cilin kishte marrëdhënie, shumën prej 33.500 eurosh, transmetojnë mediat italiane.

Ajo fillimisht i ka kërkuar të dashurit të saj italian një apartament në Shqipëri për të jetuar së bashku, por më pas lidhja e tyre merr fund. Natasha i ka bërë presion biznesmenit se do t’i tregonte bashkëshortes së tij duke i zhvatur shumën e madhe të parave, shkruan Il Mattino di Padova.

Shtetasi italian ka pranuar t’i japë shumën e parave të kërkuara, duke lënë vendin e takimit për të marrë ato nga 28-vjeçarja shqiptare.

Policia italiane ka ndërhyrë në momentin e marrjes së parave, duke arrestuar shqiptaren. Ndërkohë bëhet e ditur se në veturën e saj është gjetur edhe një shishe me sprej djegës.