Sport

Kjo është vlera e Shaqirit pas transferit në Liverpool

Liverpool është edhe 15 ndeshje larg për ta fituar titullin e parë në histori të Premier Ligës dhe transferimi i Xherdan Shaqirit në këtë skuadër duket se ka qenë me këmbë të mbarë

Skuadra e Jurgen Klopp mbetet katër pikë para Manchester City pas fitores me dramë këtë vikend kundër Crystal Palace, 4-3.

Manchester City mposhti Hudersfield duke vazhduar presionin për Liverpoolin.

Por, pavarësisht ecurisë, Liverpool këtë sezon është totalisht një skuadër tjetër.

Gjatë sezonit 2017/18 ata kishin 75 pikë tërësisht dhe përfunduan në pozitën e katër.

Jemi ende në janar dhe Liverpool ka arritur 60 pikë.

Natyrisht, transferi i Mohamed Salah dhe Virgil van Dijk kanë luajtur një rol kryesor në kampanjën briliante të Liverpool deri me tani, por edhe katër transferet gjatë verës nuk kanë mbetur pa u vrejtur.

Portieri Alisson, Fabinho, Xherdan Shaqiri, për t’ia shtuar edhe Nabyu Keitan të gjithë kanë luajtur pjesën e tyre.

Tani, sipas të dhënave të CIES duket se transferët e Liverpool kanë funksionuar mirë, pasi që të gjithëve i është rritur vlera, sidomos Xherdan Shaqirit.

CIES sot ka publikuar një listë me top 20 transferët e verës në terma se sa i është rritur vlera atyre në krahasim me shumën që i është paguar.

Alisson, Fabinho dhe Shaqiri të gjithë janë në këtë listë.

Shaqiri e gjen vetën në vendin e tretë pas Rodri Hernandezit te Atletico Madridit dhe Lucas Torreiras së Arsenalit.

Shaqiri nënshkroi për 14.7 milionë euro dhe tani raportohet se vlera e tij është 55 milionë euro-një rritje prej 40.3 milionë.