Aktuale

Kjo javë me shi dhe temperatura të larta në Kosovë

Java e fundit e muajit janar do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm dhe herë-herë i shoqëruar me reshje shiu.

Shi pritet të ketë gjatë ditës së sotme, të mërkurën dhe të enjten, ndërsa ditët tjera të vranëta dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11 m/s.

Këto temperatura që parashihen për këtë javë janë dukshëm mbi vlerat e temperaturave mesatare për muajin që jemi, por reshjet e parashikuara, pritet sadopak ta zbusin nevojën e akumulimit të liqeneve, prej të cilave furnizohen qytetarët.

Ndërsa sa i përket situatës biometeorologjike, ajo do të jetë relativisht e mirë dhe në favor të popullatës, sidomos ndaj atyre që kanë probleme me sëmundje kronike.